Merret vendimi/ Çdo e diel do të jetë “Dita pa Makina” në Tiranë, si do të bëhet lëvizja e automjeteve më 17 prill

Duke filluar nga 17 prilli, çdo e diel në Tiranë do të jetë ditë pa makina duke iu dedikuar kështu të gjithë këmbësorëve.

Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës duke shërbyer kjo si një mënyrë për të ulur ndotjen në kryeqytet por dhe kursimin e hidrokarbureve.

Njoftohet gjithashtu se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat dhe ka përcaktuar dhe akset rrugore ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09.00 deri në orën 15.00.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, në datë 17 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT