Votimi i Holandës për vizat, deklarata bomb e Fleckenstein: Është mbështetur nga disa politikanë shqiptarë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shumicës në Parlamentin Holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët.

Eurodeputeti gjerman gjykon se kjo është lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe e mbështetur nga disa politikanë shqiptarë.

“Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga Parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë”, shprehet Fleckenstein.

Për faktin se si do të ndikojë ky vendim në procesin e hapjes së negociatave, eurodeputeti e përjashton rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë.

“Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë. Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar”, nënvizon eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Më herët, Parlamenti i Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë duke parështruar si arsyeje kriminalitetin e shtuar të shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë vend. Ishin 5 parti politike VVD, CDA, PVV, SP dhe CU që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Ndërkohë, forcat politike VVD, CU dhe CDA janë 3 nga 4 partitë e koalicionit qeverisës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT