“BE po neglizhon stërvitjen e përbashkët”, Kurti: Armët që Rusia po i jep Serbisë nuk janë për PARADË, por për luftëra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se armatimet që Rusia po i jep Serbisë, nuk janë për parada, por për luftëra.

Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë një interviste në Televizionin Publik të Portugalisë RTP. Ai ka thënë se sa më parë që të avancojë integrimi i Kosovës, aq më i sigurt do të jetë rajoni.

“Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka sjellë në vëmendje bashkëpunimin e ngushtë ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë.

“Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si proksi për destabilizimin e Ballkanit. Ajo (Serbia) është duke blerë pajisje ushtarake nga Rusia. Nga 49 avionë luftarakë MIG-29 që i kanë, 8 kanë qenë donacion nga 6 nga Federata Ruse. Është krijuar një trupë ushtarake e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë dhe siç e shohim edhe në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për parada, por është për luftëra”, ka theksua kryeministri Kurti.

Kurti ka kritikuar shtetet e BE-së që deri më tani e kanë neglizhuar përgatitjen e përbashkët ushtarake të Rusisë e Serbisë përgjatë viteve të fundit.

“Pajisjet ushtarake janë fazë përgatitore për makineri ushtarake. Shumë shtete të BE-së e kanë neglizhuar këtë përgatitje të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë”, ka thënë  ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT