Ky është shqiptari që po sfidon italianët, gati t’u ‘marrë nga duart’ drejtimin e qytetit historik të Venecias

Emiliano Biraku është emri i shqiptarit që la vendin tonë 16 vite më parë për të studimet e larta për ekonomi në Itali.

Pasi mbaroi studimet, ai vendosi të jetojë në këtë vend. Tri vite më parë, ai u zgjodh si kryetar i Partisë Demokratikë për Venecian, ndërsa në muajin shkurt ka marrë detyrën si koordinator i kësaj partie.

Tashmë ai synon të fitojë zgjedhjet në Venecia. Biraku jeton në këtë qytet me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Në një intervistë për ‘’my living’’ ai ka thënë:

Pasi ke marrë shumë nga një vend, të ka dhënë mundësi të integrohesh, të studiosh, të krijosh edhe një të ardhme, vjen momenti kur t’i ndihesh i gatshëm të japësh mbrapsht atë që ke dhënë për këtë vend.’’
Teksa data 26 maj po afron, Emiliano Biraku është duke u përgatitur për të hyrë në zgjedhjet administrative të Italisë me synim që të fitojë Venecian.

Nëse kjo ndodh ai do të jetë shqiptari i parë që do të drejtojë qytetin historik të Venecias.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT