Rusia KUNDËR, ministrja e Finlandës: Ka shumë gjasa t’i bashkohemi NATO-s

Ministrja finlandeze për Evropën, Tytti Tuppurainen, deklaroi se ka një shumicë të madhe njerëzish në Finlandë që e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO.

Në një intevistë për “Sky News” ajo u shpreh se nuk është marrë një vendim i tillë dhe çështja do të diskutohet në parlament, por ka “shumë gjasa” që Finlanda të bashkohet me aleancën.

Tuppurainen tha më tej se veprimet e Rusisë kundër Ukrainës kanë qenë “brutale” dhe lufta është “një thirrje zgjimi” për botën.

E pyetur në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ajo tha se “çdo vend ka të drejtë të bëjë rregullimet e veta të sigurisë”.

“Pra, çfarëdo që Rusia të thotë, ne sigurisht që po e dëgjojmë këtë, por ne po marrim vendimet tona bazuar në interesat tona dhe në kushtet tona, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme”, shtoi ministrja.

Ndërkohë Rusia tha dje se do të detyrohet të marrë masa sigurie nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT