Ish-negociatori zbulon pse TAP kaloi në Shqipëri dhe se cili vend e solli! (VIDEO)

Ish-përfaqësuesi shqiptar në komunitetin e Energjetikës në Vjenë, në grupin negociator me TAP nga viti 2002 deri 2011, Bujar Leka jep intervistë për herë të parë, për të treguar si u arrit marrëveshja TAP-Shqipëri. Bujar Leka zbulon arsyen pse kaloi TAP në Shqipëri dhe se cili vend e solli. Leka shprehet se pozicioni gjeo-strategjik dhe SHBA sollën TAP-in në Shqipëri.

“Pse kaloi TAP-i në Shqipëri, pse qeveria dhe opozita e mbështetën TAP-in. Së pari pse kaloi TAP në Shqipëri dhe pse EGL-ja i nxori në pah vlerat e fjetura gjeo-strategjike të këtij vendi. Kështu duhet kuptuar. Pra EGL me idenë e saj që të kalonte TAP-i nëpër Shqipëri nxori në pah këto vlera gjeo-strategjike që ka vendi ynë. Një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë është pozicioni gjeografik. Pozicioni gjeo-strategjik dhe SHBA sollën TAP-in në Shqipëri.

Tani pse e themi gjeo-strategjie dhe në fund të fundit është ekonomi. Atëherë si kaloi TAP-i? Gjetën rrugën më të shkurtër dhe më me pak kosto dhe evituan kalimin e projektit të thellësi mbi 2 mijë metra. EGL u tregua furbo në kuptimin e mirë të fjalës. E para, se nuk gjenin gaz në Itali. E dyta kishin marrë vesh situatën me “Shah Deniz” që ishte burimi prodhues i gazit. Kishin marrë vesh të gjithë situatën dhe e njihnin mirë rrjetin transmetues apo transportues të gazit në Gjeorgji, Turqi e deri në kufirin greko-turk. Më tutje ata bënë by pass-imin e Igumenicës, të Jonit dhe kaluan në drejtimin e Korçës. Kjo është ekonomi, gjetën rrugën më të shkurtër.

Pse amerikanët. Fjalën e fundit e kishin ata që kishin marrë me koncesion fushën gazmbajtëse “Shah Deniz” dhe mbi këto ishte British Petrolium, ishte 7 oil-i norvegjez dhe një kompani franceze dhe e Azerbajxhanit. Këto vendosën se cili projekt ishte më vizibël për transmetin e gazit nga “Shah Deniz” në drejtim të tregjeve evropiane. Debatet kanë qenë të forta në vitin 2013, u ulën SHBA që kontribuan në dhënien e votës pro për TAP-in dhe pas kësaj filloi zbatimi i projektit.”, u shpreh ish-negociatori me TAP, Bujar Leka./Dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT