“Më dërguan një foto nga momentet e fundit të 15-vjeçarit”, Klodiana Lala: Nga sherri në “Tik Tok” tek mesazhi që më dërguan familjarët e të miturit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Erion Boba nga një tjetër i mitur në Durrës.

Përveçse kërkon një shpjegim nga veprimet e autoriteteve në vendin tonë, Klodiana Lala tha se të afërmit e të miturit e kishin kontaktuar dhe i kërkonin ndihmë.

Klodiana Lala rrëfeu se familjarët i dërguan një foto thuajse në momentet e fundit të 15-vjeçarit.

“Më tha se djali kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe se familja nuk dinte çfarë të bënte. Më dërgoi një foto tepër të dhimbshme, thuajse momentet e fundit të jetës së tij.

Ndërsa po kërkoja mënyra për të ndihmuar, më njoftuan se Erioni kishte ndërruar jetë.“-tha Lala.

Gazetarja tregoi se halla e të miturit i kishte thënë se kërkuan ndihmë urgjente për djalin, por askush nuk u përgjigj në kohë. Gazetarja kërkoi që autoritetet shëndetësore të japin shpjegime për trajtimin e 15-vjeçarit.

“QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të sqarojnë çfarë ka ndodhur në këto momente kritike.”-theksoi Lala, duke bërë apel për transparencë të plotë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT