Rikthim i Bashës? Alibeaj i paqartë: Nuk bëj parashikime! I kam kërkuar të vijë në mbledhje në seli, më tha se…

Situata e PD nëse ka një gjë që nuk ka nevojë është individualizmi, ambiciet e shfrenuara. Sot është emergjente të bëjmë gjithçka me çdo lloj akti për të bashkuar pjesën e demokratëve poshtë. Pjesa tjetër i përket të ardhmes. Unë besoj të krijojmë rrugën e duhur për ta forcuar PD-në dhe kushdo që do të ketë ambicie do të klandidojë.

A lejon platforma zgjedhjen e Berishes?

Platforma kërkon një strukturim e bashkim me mbështetjen e Grupit Parlamentar. Për çështje që nuk bien dakord secili ka mendimin e vet.

A ke komunikuar me Bashën?

Unë komunikoj me të gjithë. Kam komunikuar me të edhe me Berishën. Dorëheqja e Bashës nuk i shërbeu bashkimit të PD.Zgjidhja logjike do të ishte largohet njëri, largohet tjetri.

Kthim i Bashës në seli?

Jo, absolutisht jo. Ne fakt si është deputet. I kam kërkuar të vijë në mbledhje. Më tha nuk vij dhe ka qenë i kujdesshëm për të mos shfokusuar vëmendjen nga problemi kryesor.

Takimet e Bashës

Është dalja dhe takimi me bazën. Basha ka një detyrim më tepër t’ju sqarojë se çfarë ndodhi. Nuk shikoj asgjë jo normale në këto takime. Duhet të ishte gabim nëse nuk do të shkonte t’i sqaronte. Unë nuk bëj asnjë parashikim, lëvizja e dorëheqjes së tij ishte akt për t’u vlerësuar.

Presidenti i ri

Une nuk di nëse do te ketë tryeza bisedimi. Presidenti i republikes zgjidhet me shumicën e deputeteve kështu Rama e ka shumicën. BW

Back to top button
LAJMET E FUNDIT