“Në Detroit e priste…”, Incidenti i Ramës në avion, Berisha nxjerr detaje të reja: Policët e morën me forcë!

Ditën e djeshme prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” publikoi një lajm ku thuhej se kryeministri Edi Rama ishte shoqëruar nga policia gjermane pasi nuk pranonte të vendoste maskën në avion. I menjëhershëm ishte reagimi nga Kryeministria, ku drejtori i Komunikimit Endri Fuga shpjegoi se faji ishte i kompanisë dhe publikoi letërn ku Ramës i këkrohej falje nga “Lufthansa”.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili pretedon se Rama është nxjerrë me forcë nga avioni. Sipas tij, avioni është nisur 2 orë me vonesë dhe Rama nuk arriti të merrte pjesë në darkën e rezervuar në Restorantin Besa në Detroit, ku e prisnin një numër i madh protestuesish.
Postimi i Berishës:
Deshmi te reja mbi nxjerrjen me force nga policia te Rames nga avioni i Lufthanses!
Deshmitaret e ngjarjes qe udhetonin me Ramen provojne se Fuga dhe Spiropali genjejne.
Ata deshmojne se Rama u nxorr forcerisht perkrahesh nga policia gjermane nga avioni i Lufthanses ne Frankfurt.
Lexoni mesazhet e deshmitareve te ngjarjes! sb
Pershendetje Doktor!
Te pata shkruar per incidentin qe shkaktoi Rama ne Frankfurt gjate rruges se tij per ne Michigan. Nje çift i vjeter, burre dhe grua, te aferm te mij e kane pare me syte e tyre ngjarjen. Ata thone ngjarja ka qene me keq sec transmetohet. Ramen e kane marre me force nga krahet dhe e kane nxjerre jashte. Mund te shikoni mesazhin me poshte qe ju kam derguar me daten 6 dhjetor.
Me fal per shqetesimin.
6 Dhjetor 2021
Skandal i kryeministrit Rama :
Në Frankfurt, gjate udhetimit per në Michigan me 3 dhjetor, Edi Ramen dhe krejt stafin i kanë nxjerre jashte nga avioni mbasi kane refuzuar te veshin maskat. Avioni eshte nis me 2 ore me vonese per arsye te refuzimit te Rames per te vene masken. Kane ardhur police te armatosur dhe i kane nxjerre jashte në force dhe nuk jane lejuar te futen në avion. Per kete arsye Rama nuk arriti te merrte pjese në darken e rezervuar ne Restorantin Besa në Detroit ku e pritnin nje numer i madh protestuesish. Rama dhe stafi, kane marre nje avion tjeter ate nate jo per në Detroit por në Ëashington DC. Rama mberriti në Michigan te nesermen në Mengjes. Kjo ngjarje eshte e deshmuar nga deshmitare qe i njoh dhe kane qene në ate avion.
Ndoshta nje gazetar mund ta verifikoje me linjat ajrore.