Rusia bën bilancin e luftës: Kemi vrarë më shumë se 23 mijë njerëz në Ukrainë

Rusia ka bërë bilancin e dëmeve që i ka shkaktuar ushtrisë ukrainase që nga fillimi i luftës rreth 50 ditë më parë.

Sipas Forcave të Armatosura të Rusisë, ushtrisë ukrainase i janë shkatërruar 134 avionë, 460 dronë, 2269 tanke dhe shumë mjete të tjera të blinduara.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral-majori, Igor Konashenkov, u shpreh se deri më tani ushtria ruse ka vrarë më shumë se 23 mijë ushtarë ukrainas, përfshirë edhe mercenarë dhe luftëtarë të huaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT