Tritan Shehu i shqetësuar për “paktin tinzar” të jugut: Qeveria po shkatërron spitalin e Përmetit, do ta bëjë kamp refugjatësh!

Deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë një “pakt tinzar” për jugun, duke vendosur që të ndërtojë kampe refugjatësh, apo më ndryshe qendra pritje, siç ka ndodhur në Lezhë.

“Ne vend qe Spitali i Permetit te reabilitohet, behet funksional, qofte dhe perdorur per qellime te percaktuara mjekuese a reabilitative ky institucion lene ne meshire te fatit…. Kerkohet te shkaterrohet teresisht, per tu kthyer ne nje qender pritje emigrantesh…”, shkruan ai.

Sipas politikanit të njohur, pretendimet janë aq absurde sa që është deklaruar se gjysma e godinës do të shërbejë si spital dhe gjysma tjetër si kamp refugjatësh. Tritan Shehu thotë se nuk është vetëm Përmeti, por edhe Memaliaj.

“Ne vend qe ne Memaliaj te investohet per permiresimin e jetes se ish minatoreve, qytetareve, te rinjve… Projektohet nga Qeveria nje investim per nje tjeter qender refugjatesh”, vijon shënimi i deputetit dhe përfaqësuesit të PD për jugun.

Lexoni reagimin e plotë të tij:

Pse Qeveria transformon spitalin e Permetit dhe Permetin vete ne qender per emigrantet?

Pse duhet ky Projekt vendim tinzar qe kerkon te hape qendra te reja per emigrantet nga Siria, Gaza e Libani ne Qarkun e Gjirokastres.

Ne vend qe Spitali i Permetit te reabilitohet, behet funksional, qofte dhe perdorur per qellime te percaktuara mjekuese a reabilitative ky institucion lene ne meshire te fatit….

Kerkohet te shkaterrohet teresisht, per tu kthyer ne nje qender pritje emigrantesh…

Dhe absurditeti nuk ka fund, thuhet nje pjese e tij, pra gjysem “spital” e gjysem refugjate!!

Ne vend qe ne Memaliaj te investohet per permiresimin e jetes se ish minatoreve, qytetareve, te rinjve….

Projektohet nga Qeveria nje investim per nje tjeter qender refugjatesh!

Dhe kjo ndodh kur fluksi i refugjateve, qe kalojne ne Shqiperi eshte ulur ndjeshem.

Thuhet per refugjate nga Siria, kur Siria ka hyre ne rrugen e stabilitetit, pra te uljes se numrit te atyre qe largohen andej.

Permendet Libani, dhe ne te cilin rivendosja e ligjit po afron me carmatosjen e Hezbullah e cmontimin e rolit te kesaj organizate terroriste.

Ndersa Gaza aktualisht nuk perben ndonje burim emigracioni, aq me shume neser me implementimin e plote te planit Trump.

Ketej del nje pyetje e rendesishme:

Cfare fshihet mbas ketyre mjegullnajave qe Rama e Qeveria po perhapin?

Tingellojne si nje pregatitje ogurzeze, tip Gebels, per menxyrat e reja qe po hartohen ne kurriz te shqiptareve e Shqiperise nga kjo Rilindje.

E cila eshte gati te shese gjithcka, te sakrifikoje cfare ka me te rendesishme ky komb per pak pushtet e fitime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT