Ushtarëve në Mariupol iu mbaroi koha për t’u dorëzuar, paralajmëron Rusia: Do të eleminohen të gjithë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka reaguar pas përfundimit të afatit  të dhënë ushtarëve ukrainas në Mariupol për dorëzim.

Nëpërmjet një komunikimi ata kanë paralajmëruar eliminimin e tyre.

Sipas mediave të huaja autoritetet ruse kanë paralajmëruar vrasjen e ushtarëve që vijojnë të luftojnë dhe të bëjnë rezistencë  në qytetin e rrethuar në jugperëndim të Ukrainës, Mariupol.

Ndër të tjera ministria në deklaratën e saj ka thënë se ushtarëve ukrainas të rrethuar në një fabrikë gjigante çeliku në qytet u është kërkuar të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe të dorëzohen për të shpëtuar jetën e tyre.

Ministria pohoi gjithashtu edhe se sipas ushtarëve ukrainas që ishin dorëzuar më parë “ka deri në 400 mercenarë të huaj që iu bashkuan forcave ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut, duke përfshirë, tha, evropianë dhe kanadezë.

“Në rast të rezistencës së mëtejshme, të gjithë ata do të eliminohen,” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes pretendoi se dhjetëra objekte ushtarake në Ukrainën lindore ishin shkatërruar në sulmet e fundit ruse. Këto përfshijnë depo karburanti dhe municionesh, tha ministria, rreth Severodonetsk, Kremmina dhe qytete të tjera në rajonet Luhansk dhe Donetsk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT