Pashkët “bëjnë bashkë” diplomatë e politikanë, Yuri Kim, Tom Doshi dhe Monika Kryemadhi në meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Palit

Sot është dita e Ringjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët katolikë që festojnë Pashkët.

Në këtë ditë të veçantë feste, qytetarët kanë marrë pjesë në meshën e zhvilluar me rastin e Pashkëve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Po ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë meshë është një treshe e “veçantë”. Në të njëjtën kohë dhe i njëjti vend ka bërë bashkë, ambasdoren e SHBA Yuri Kim, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si dhe ish-deputetin Tom Doshi, i shpallur “non grata” nga SHBA.

Ambasadoren e SHBA me Doshin i ndanë “non grata”, por si duket i bashkon besimi. Të tre janë parë në Katedralen e Shën Palit duke ndjekur meshën e Pashkëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT