“Vuaj nga një sëmundje e pashërueshme”/ Adriatik Llalla letër Gjykatës së Lartë: Kërkon lirimin

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar pezullimin e vendimit për dënimin e dhënë ndaj tij, me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Mësohet se Llalla i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë duke i kërkuar pezullimin e dënimit të tij me argumentin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi i tij do i sillte pasoja për shëndetin. Ndërkohë Gjykata e Lartë ka vendosur që më 22 prill të shqyrtojë kërkesën e ish kryeprokurorit.
Lalla u dënua me 2 vite burg disa muaj më parë, ndërsa këtë herë pasi u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.
Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë, duke i konfiskuar një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llala, i arratisur nga vendi para vendimit të formës së prerë që e dënoi me dy vjet burg për “fshehje të pasurisë”, u arrestua në Itali ne dhjetor te vitit te kaluar.
Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.