Paralajmërimi i ekspertit: Putini i ‘dëshpëruar’ mund të sulmojë bazën e NATO-s në përpjekje për të bllokuar armët për Kievin

“Vladimir Putin është gjithmonë e më i dëshpëruar, aq sa mund të mendojë edhe të godasë ndonjë bazë të NATO-s që po furnizon me armë Kievin”.

Ky është parashikimi i frikshëm që bëhet nga eksperti britanik, Lord Peter Ricketts, këshilltar i parë për sigurinë kombëtare, dhe një nga ekspertet më të mëdhenj të politikës ndërkombëtare, raporton The Mirror.

Një seri sulmesh në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, lanë të paktën pesë të vdekur dhe 13 të plagosur sot, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Ish-diplomati i karrierës, ambasador dhe ish-kreu i Agjencisë që koordinon shërbimet sekrete britanike, është i bindur që armët që në mënyrë zyrtare ose të fshehtë vendet e NATO-s po i dërgojnë ushtrisë ukrainase po i shkaktojnë dëme të paimagjinueshme ushtrisë së Moskës, duke shtuar irritimin e presidentit rus Vladmir Putin.

“Mendoj se Kremlini po mendon të kufizojë sa më shumë këtë lum armatimesh që po mban ushtrinë ukrainase. Ajo çka po na thonë rusët zyrtarisht por edhe privatisht është që ato armë po tregohen shume efektive”.

Lordi Peter Ricketts u bë Këshilltari i parë i Sigurisë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2010

Ai shtoi se konflikti po arrin një “ngërç” dhe ka të ngjarë që Moska të mbajë një pjesë të konsiderueshme të Ukrainës.

Duke folur me BBC , ai tha se kishte frikë se Ukraina nuk do të pajtohet me një zgjidhje dhe se konflikti brutal mund të vazhdojë për “vite dhe vite” si një luftë guerile – duke lënë një “plagë të hapur në mes të Evropës”.

“Unë supozoj se ajo që Presidenti Putin dëshiron që ne të gjithë të kemi frikë është se ai mund të dëshirojë të përdorë një armë bërthamore në Ukrainë, e cila do të ishte një përshkallëzim i rëndësishëm dhe do të siguronte që Rusia të ishte e izoluar në mbarë botën“, tha ai.

Putini dhe miqtë e tij në Kremlin po bëhen

“Pra, ne mund të shohim sulme ndaj autokolonave ose avionëve që sjellin armët nga perëndimi”, tha eksperti britanik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT