Pas mbytjes së “Moskvës”/ Rusia pëson një tjetër goditje të rëndë, vdes komandanti i anijes Kunikov

Flota detare ruse ka pësuar një goditje tjetër të rëndë, pas fundosjes së luftanijes “Moskva” ka humbur një nga oficerët më të lartë.

Bëhet me dije se ditën e sotme, 18 prill ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.

Lajmin e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.

Kapiteni i anijes e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës ruse në Detin e zi vdiq nga plagët e mara pas sulmit të ukrainasve më 24 mars.

Kujtojmë gjithashtu se në këtë datë u shkatërruar një anije tjetër, Sratov.

“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë”, tha  Razvozhayev.

Chirva, ka lindur në Sevastopol dhe kishte luftuar në 2015 dhe 2016 në Siri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT