“Për ne është i PAVLERË”, Berisha: Deputetët demokratë më njohin vetëm mua! Ja mënyra si do e heqim Alibeajn

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka treguar mënyrën që do të ndjekin për të hequr nga posti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn.
Berisha tha se zëvëndësimi Alibeajt do të bëhet kur të mblidhet Këshilli Kombëtar. Më tej, Berisha tha se shumica e deputetëve demokratë njohin Kuvendin e thirrur nga vetë ai më 11 Dhjetor dhe rezultatin e zgjedhjeve të 6 Marsit.
“Shumica dërmuese e deputetëve njohin 11 Dhejtorin dhe 6 Marsin. Zëvëndësimi i Alibeajt, sipas statutit duhet të zëvëndësohet me nën kryetarin i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe në këto rrethana pa u mbledhur Kuvendi dhe nën kryetari, ai rri thjesht në funksion të Edi Ramës, por për grupin është i pavlerë. Kyetarin e ri të grupit do ta zgjedhë Këshilli kombëtar. Këshilli Kombëtar zgjedh nënkryetarin e Partisë , njëri nga nënkryetarët e Partisë propozohet nga kryetari i Partisë ose kryesia i propozohet Grupit Parlamentar dhe e voton Grupi Parlamentar”, tha Berisha në “Syri TV”
Ndër të tjera, Berisha tha që mes deputetëve demokratë do të gjendet një gjuhë e përbashkët për të bashkuar Partinë Demokratike.