U dënua për pastrim parash e falsifikim/ Becchetti apelon vendimin e Shkallës së Parë, kërkon pafajësinë

Francesco Becchetti ka animuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që e deklaroi atë fajtor, pas akuzës së ngritur nga shteti shqiptar.

Becchetti u shpall fajtor për akuzat “pastrim parash”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim”, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi me 17 vite burg. Becchetti kërkon pafajësinë nga Apeli, e po ashtu dhe një dëmshpërblim prej 110 milion euro nga shteti ynë. Çështja pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit, për t’u shqyrtuar në ditët në vazhdim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT