“Me mikun e mirë”, Arben Ahmetaj takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-kryeministrin britanik, Toni Blair.
Ahmetaj ka ndarë disa foto nga takimi, ku të dy shihen duke buzëqeshur. Duket se biseda mes tyre ka qenë shumë miqësore.
“Me ish-Kryeministrin britanik dhe mikun e mirë Tony Blair” shkruan Ahmetaj në postimin e tij.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm pak para se të mblidhje grupi parlamentar, kryeministri zhvilloi një takim me Tony Blair.
Takimi u zhvillua në “Vila 31” në zonën e Ish-Bllokut. Takimi ka zgjatur disa minuta, ndërsa nuk dihet se për çfarë specifikisht kanë diskutuar.