Ish-zyrtari i Kremlinit gjendet i vdekur pranë gruas shtatzënë dhe djalit të mitur në apartamentin luksoz, dyshimet

Ish-zyrtari i Kremlinit dhe zv. Presidenti i Gazmprombank është gjetur i vdekur nga vajza e 26-vjeçe në apartamentin e tij luksoz në Moskë, Krahas trupit të multimilionerit Vladislav Avayev, 51-vjeç, ishte gruaja e tij shtatzënë Yelena, 47-vjeç dhe vajza më e vogël Maria, 13.

Avayev ka punuar më parë si një ekzekutiv i lartë në Gazprombank, një pjesë kyçe e skemës së Vladimir Putin-it të gazit për rubla për të kundërpërgjigjur sanksionet perëndimore, në të cilat Putini kërkoi nga kompanitë e huaja të hapnin një llogari me bankën.

Më parë ai kishte qenë nënkryetar i një departamenti të madh në administratën e Kremlinit të Putinit. Ai ishte i pasur nga kompania e tij e ndërtimit.

Një teori është se ai e ka kryer vetë krimin, pasi dyshonte se e shoqja ishte shtatëzëne nga shoferi i tij. Megjithatë, raportet janë të paqarta nëse gruaja e vdekur ishte shtatzënë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT