Kush e drejton sot PD-në? Kreu i KQZ: E di Gjykata e Tiranës, nuk marr përsipër të…

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi zhvilloi ditën e sotme një komunikim me mediat në lidhje me zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa komentoi dhe situatën politike në vend.

I pyetur se kush e drejton këtë partinë Demokratike sot, Celibashi  theksoi se i vetmi institucion që mund ta thotë këtë është Gjykata e Tiranës.

“Këtë do ta themi, sot nuk mund ta themi për sa kohë nuk kemi një nevojë për konfrontim. Informacioni mund të merret në Gjykatën e Tiranës. Ky është i vetmi institucion që mund ta thotë. Ne mund të themi kush ka qenë në zgjedhjet e 6 Marsit por sot nuk mund ta themi dot”, tha Celibashi.

Ai foli edhe për qëndrimin e partive për reformën zgjedhore, ndërsa bëri thirrje për veprim ndaj partive politike.

“Sa më shumë ditë kalojnë aq më problematike bëhet situata nga pikëpamja politike. Kjo reflekton në cilësinë e produktit që do të ketë kjo reformë. Partitë janë ato që janë. Kanë atë kulturë të debatit politik. Nuk marr përsipër të bëj gjykatësin e tyre. Procesi është mirë të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse kalon kjo situatë pa bërë asgjë do kalojnë në momentin kur ndryshimet e momentit të fundit do jenë objekt i konfliktit politik”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT