“Perëndimi të na dërgojë armë moderne”/ Zelensky: I ruajnë prej vitesh

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar vendit të tij duke thënë se nëse do të kishin më shumë armë, të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, do të kishin përfunduar luftën.

“Në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”, u shpreh Zelensky.

Presidenti shtoi më pas se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që u duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”.

Zelensky u shpreh gjithashtu se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve.

Ai shtoi se intensiteti i të shtënave ruse në Kharkiv në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar strukturat civile.

“Fati i dhjetëra mijëra banorëve të Mariupolit që u zhvendosën në territoret e kontrolluara nga Rusia nuk dihet”, tha Zelensky.

Kjo vjen pasi ministria e mbrojtjes e Rusisë u ka lëshuar një ultimatum të ri trupave ukrainase që mbahen në qytetin e rrethuar të Mariupolit për të lënë armët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT