“Më 30 Prill i japim shkelmin vendimtar korrupsionit”, çfarë paralajmëron Edi Rama?!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se Shqipëria ka dalë e para në rajon për shërbimet dixhitale.  Më tej, kreu i qeverisë ka bërë me dije se më 30 Prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente.

“Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas një raporti të BERZH, Shqipëria i ka rritur shërbimet dixhitale nga 44.1% në vitin 2015 në 83% në vitin 2020.

Sipas të dhënave të BERZH Shqipëria është ngjitur në vendin e 17 mes disa vendeve në botë për shërbimet dixhitale qeveritare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT