Zgjedhja e Presidentit/ Balla zbulon kërkesën e 2 grupeve parlamentare të opozitës: Kërkojmë shtyrjen e afatit për…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistr , Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij për mediat pas takimit me Fatmir Mediun.

Ai ëashtë shprehur se prtet të kërkohet shtyrja e afateve dhe procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Balla zbulon gjithshtu se Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, me të cilën është takuar më herët gjatë ditës së sotme, kërkuan që të shtyhet afati i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca ishte propozuar të mblidhej më datë 30 prill dhe pritet të shtyhet për në datën 4 ose 6 maj.

“Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit. Kemi marrë një pjesë propozimesh me vlerë që lidhen me figurën e Presidentit të Republikës, për të filluar të ndërtojmë kriteret që do orientohet procesi i zhgjedhjes së kandidatit. Kemi pasur kontakte me zotin Mediu së fundmi, më përpara me zonjën Doda, ku kemi marrë prej tyre një kërkesë, ka qenë nga të dy për të marrë pak më shumë kohë, ndoshta duke riskeduluar afatet me një javë shtesë, Kërkesa e tyre uishte që konferenca e parë për thirrje të mos ishte 29 prill por data 4 ose 6 maj në varësi të afateve që do biem dakord. Duke mos harruar, brenda çdo 7 ditëshi të iorganizohen raundet. Fleksibiliteti duhet të jetë maksimal, në funksion të kësaj bisede, nesër do i drejtohem kryetares së Kuvendit për të ndryshuar këto afate. Në ditët në vijim do të kemi një konfirmim nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Sot ishte e pamundur të takoheshim për rrethana të kuptueshme. Ajo që për mua ka rëndësi, është që procesi i zgjedhjes së Presidentit, po ecën brenda një kalendari të shpejtë dhe të hgapur. Duam një proces transparent” – tha Balla.

Nga ana tjetër pas takimi, i cili zgjati rreth 45 minuta, Mediu në një deklaratë për mediet u shpreh se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale

Mediu: Ne ai aleancë për ndryshim kërkojmë që negociatat të zhvillohen me një trupë të unifikuar opozitare me mazhorancën. Balla parashtroi kalendarin që duhet zhvilluar në këtë proces, nuk hymë në asnjë diskutim tjetër. Kalendar i cili është diskutuar edhe me kolegë të partive të tjera për të shtyrë konferencën e kryetarëve, për ta zhvilluar jo në datën 29 në mënyrë që të kemi një datë më të madhe në dispozicion. Pasatj përcaktimin e zhvillimit të kësaj çështje mbi atë që ka përcaktuar Kushtetuta. Ramë dakord për të përcaktuar kriteret se si duhet të zgjidhet Presidenti.

Por PS i ka votat për ta zgjedhur e vetme Presidentin. Çfarë garancie ka opozita që do shkohet drejt një Presidentit konsensual?

Mediu: Unë nuk mendoj që PS i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme nëse do lexojmë Kushtetutën. Zgjedhja e njëanshme e cenon parimin që Presidenti duhet të përfaqësojë unitetin. E dyta, kërkon një president konsensual në 3 raundet e para, që do të thotë bashkëpunim të parlamentit.  Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Ishte një dakordësi që ishte marrë paraprakisht me përfaqësues të  PDIU dhe padyshim është në interesin tonë.  Ka afate të përcaktuar 24 maj duhet të jetë përfundimi i procesit. Raundet sipas Kushtetutës janë të përcaktuara dhe duhet një fillojë një proces nga data 10.

Mediu tha për mediet se propozimin e ka diskutuar me Alibejan, Kryemadhin dhe me deputetët e tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT