Revoltohet Edi Paloka: Bëni llogaritë tona ju, sa lekë marrim, pse nuk merreni me Tony Blair?

Edi Paloka ka reaguar i revoltuar, pse media këto ditë ka shkruajtur për dietat dhe shpërblimet që marrin deputetët e Kuvendit.
Sipas tij, media duhet të merret me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, pasi merr më shumë se të gjithë deputetët e Kuvendit, të marrë bashkë.
“Kam ndjekur disa media që këto ditë kanë bërë llogari se sa ju kushtojnë deputetët me rrogat e dietat e tyre, shqiptarëve.
Po a e dini se Tony Blair, si “këshilltar” i Ramës, na kushton aq sa të gjithë deputetët bashkë?
E për çfarë?
Vetëm që të kalojë një herë në vit këtej nga ne e të bejë këtë foton me buzeqeshje fallso bashkë me Ramën!
P.S
E përsëri as kjo nuk është asgjë nga çfarë Rama ju vjedh vetëm në një ditë shqiptarëve me ato firmat e tij që i hedh “fap e fap””, shkruan Paloka.