“Partitë e vogla janë si ilaç mizash”/ Nard Ndoka akuza Bashës: Prej tij s’jam në parlament

“Partitë e vogla në Gjyq” ka qenë tema e emisionit “Bardh a Zi” të mërkurën në mbrëmje në Abc të moderuar nga Erion Kristo dhe Ornela Gaçe.

I ftuar në emision ishte kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili për pyetjen e parë thumbuese të bëra nga Gaçe ka kthyer një batutë pikante.

Pjesë nga biseda:

Gaçe: Si janë partitë e vogla në politikën shqiptare?

Ndoka: Ilaç mizash.

Ndoka, ka akuzuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha, që sot ai nuk ndodhet në ulëset e parlamentit.  Ndoka tha se Basha u tregua i pabesë me alternativën demokristiane, duke theksuar se nga ana e tij ai i qëndroj besnik vendimeve të opozitës siç ishte dhe djegia e mandateve.

“Zoti Basha u tregua i pabesë. Doktori po rikthehet po i merr partinë. Por Basha u tregua i pabesë me alternativën demokrasitiane. Prej Bashës PDK nuk hyri në parlament. Unë prej tij dorëzova mandatin, i ndejta dhe katër vjet në opozitë”, u shpreh Ndoka.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit Nard Ndoka kandidoi nën logon e PD-së, duke u renditur i 8-ti në listë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT