Debatet e ashpra në mbledhjen e partisë/ Alibeaj: Kur vjen Berisha ka gjithmonë zhurmë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zbuluar çështjet e diskutuara ditën e sotme në mbledhjen e partisë.
Alibeaj tha se në fokus ishte agjenda e diskutimeve të seancës sotme plenare, e po ashtu dhe qëndrimi i PD për zgjedhjen e Presidentit. Por nuk nguroi të thumbonte dhe Berishën, me të cilin pati përplasje të forta.
“Sot, çështja e para e diskutuar ishte e agjendës parlamentare, tjetër çështje ishte qëndrimi që do dihet të mbajë PD lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Propozimi im siç e kam thënë, do duhet në mënyrë kolegjiale të konsultohen të gjithë deputetët për qëndrimin që do duhet të mbajë grupi parlamentar. Për këtë arsye u la një mbledhje tjetër ku do duhen të merren opinionet e secilit deputet, deputetët janë të barabartë e të sintetizohet një qëndrim final i grupit parlamentar.
E kuptoni që mbledhjet e grupit parlamentar ka gjithmonë zhurmë se ndodh që vjen Berisha dhe pa asnjë lloj roli jep opinionin e tij, është i lirë ta japë opinionin, është influent lidhur me qëndrimin e grupit.”– tha Alibeaj.