“Për ne është i vdekur!”/ Rama: Nëse Berisha vjen në krye të PD ndërpresim çdo marrëdhënie

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS nuk do të negociojë me Komisionin e Rithemelimit apo dhe më Partinë Demokratike nëse ish-kryeministri Sali Berisha vjen në krye të saj.
Rama deklaroi se Berisha është i vdekur, dhe se PS do ndërpresë çdp marrëdhënie me të.
“Me Saliun nuk kemi punë. Ai ka vdekur për ne. Me të vdekurin nuk kemi punë. Ne nuk e zgjedhim. Ne do ndërpresim çdo marrëdhënie me PD nëse ju do zgjidhni Sali Berishën në krye të PD. Nuk ka gjë të rëndë për ju. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur që i udhëheq është gjallë është për mëshirim” tha Rama.