I dënuar bashkë me Tahirin/ Jaeld Çela rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin

Avokati i ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka depozituar sot rekursin në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së, që dënoi për shpërdorim detyre.
Avokati mbrojtës i Çelës, Petrit Ismaili, mes të tjerash, thekson se ish-kreu i Policisë ka qenë aktiv në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe për këtë arsyeai kërkon shfuqizim të masës arrest me burg.
Çela është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe akuzohet për shpërdorim detyre. Në nëntor të 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Ministrin Tahiri ndihmoi bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.