Berisha ‘kërcënon’ Nikollën: Hera e dytë që përdor fyerje, po vijove kështu do të …

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sërish fjalën në seancën e Kuvendit pas incidentit që ndodhi me Enkelejd Alibeajn.

Teksa Berisha po drejtohej për në foltore, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i përsëriti dhe një herë se ishte e turpshme që përzuri Alibeajn . Berisha i është kthyer ashpër Nikollës, duke e ‘kërcënuar’ se nëse vazhdonte t’i mbyllte mikrofonin do merrte përgjigjen e merituar.

“I turpshëm ishte akti yt. Unë kërkova fjalën për replikë, dhe replika prevalon në rregullore, ju vijuat me debatin. Është hera e dytë që ti përdor fyerje. Po vazhdove në këtë mënyrë, do marrësh përgjigjet e merituara.” iu drejtua Berisha Nikollës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT