Rama e konsideroi të vdekur/ Përgjigjet Berisha: E falënderoj, tregoi frikën dhe panikun

Ish-kryeminsitri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij në Kuvend.
Berisha tha se këto deklarata tregojnë vetëm frikën e Ramës ndaj opozitës së vërtetë, ndërsa shtoi se kryeministrin e ka kapur paniku i Sali Berishës.
“E falënderoj për këtë qëndrim sepse vetëm fakton që opozita e ka tmerruar. E thashë dhe më parë. Është i tmerruar nga opozita e vërtetë. Është në një tmerr vetëmohimi. Ka panikun nga Sali Berisha. Vendimi im është i qartë dhe i prerë. Ky proces me zarfe të mbyllur është tipik mafioz. U thotë deputetëve të vetë do shkruani 3 emra që do mbeten sekret. Do zgjedhë atë që do dhe do u thotë 80% e juaja këtë kërkoi.”– tha Berisha.