FOTO/ Xhelal Mziu nuk “i’a ndan sytë” telefonit të Berishës, shikon me kë komunikon ish-kryeministri

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me një sërë dinamikash. Pas “përplasjes”së Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në foltoren e Kuvendit, ku ish-kryeministri e shtyu për ti marrë fjalën deri te replikat e njëpasnjëshme mes kryeministrit Edi Ramës dhe opozitës.
Ndërkohë, një tjetër episod është shënuar mes Sali Berishës dhe deputetit demokrat Xhelal Mziut, ku ky i fundit nuk i’a ka “ndarë sytë” telefonit të ish-kryeministrit duke parë se çfarë ai po shkruan.