Berisha shpjegon Rama pse quan “të vdekur”: Është rasti klasik i psikozës, e kap njeriun kur kryen krime

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shpjeguar sipas tij se përse Edi Rama e quan “i vdekuri që mendon se është gjallë”. Një shprehje që kryeministri e përdori disa herë sot.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se ky është rasti më klasik i psikozës së vdekjes, psikoza e vdekjes se kap njeriun kur ai ka kryer krime.
“Është rasti më klasik i psikozës së vdekjes, psikoza e vdekjes se kap njeriun kur ai ka kryer krime, kur bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca dhe çdo natë e thërrasin eja te ne. Psikoza e vekjes e kap njeriun kur e di se është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament.
Ai përfytyron natën masa të revoltuara njerëzish mendon se do i rezervojnë fatin e atit të tij shpirtëror. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofeu i vjedhur. Je i pashpresë, jo vdekjen biologjike, por politike do ta garantoj 100 për qind. E kanë nxjerrë për krahësh nga avioni vetëm e vetëm se nuk ka respektuar ligjin gjerman”, tha Berisha.