PAMJET e atentatit me dron në Lezhë: Si u planifikua të vr*tej nga ajri “pentito” i SPAK

Pasi u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri, shtetasi Aleks Deda 44 vjeç, baba i katër fëmijëve dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit me urdhër të SPAK

Banesa e Dedës në periferi të qytetit të Lezhës është nën mbrojtje 24 orë me patrullë statike të policisë, për të parandaluar një tentativë tjetër që synon eleminimin fizik të tij.

Por edhe pse nën mbrojtjen e policisë, një organizatë kriminale që e ka në shënjester babain e katër fëmijëve, nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj.

Mesa duket autorët janë njoftuar se Aleks Deda ka dëshmuar në SPAK përballë prokurorëve me datë 8 mars 2022.

Për t shmangur mbrojtjes e policisë, autorët kanë zgjedhur që të përdorin dron për të realizuar qëllimin e tyre.

Më datë 5 prill 2022, në orën 3:00 pas mesante, efektivat e policisë që sigurojnë banesën e Dedës kanë raportuar se kanë parë një dron që fluturonte sipër kokave të tyre he banesës së familjes Deda.

Policët nuk arritën të zbulonin personat të cilët e komandonin dronin, ndërkohë që e njëjta skemë u përsërit edhe mesantën e 7 prillit si dhe mesnatën e 17 prillit.

Në videon e publikuar janë pamjet e atentatit të tretë ndaj Aleks Dedës, ku është qëlluar me breshëri automatiku më datën 7 mars 2022, i cili ishte duke dalë nga një lokal në qytetin e Lezhës. Deda ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa pësoja. 44-vjeçari shfaqet në video me kapele dhe ndërsa është qëlluar, rrëzohet në tokë dhe tenton të kundërpërgjigjet. Xhupi i tij u përshkua nga 6 plumba, por për fat të mirë pa i rrezikuar jetën.

Autorët kanë ardhur nga Shëngjini me një mjet tip Auti A8, me targa italiane, me xhama të errët. Qitësi ka qëlluar nga dera e pasme e pasagjerit dhe më pas mjeti është larguar me shpejtësi për t’u xhdukur pa lënë gjurmë.

Gjithashtu në video duket edhe droni i autorëve që kërkojnë ekzekutimin e Dedës, ndërsa fluturon mbi banesën e tij më datë 5 prill.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT