Kryemadhi zbulon MESAZHIN e ndërkombëtarëve: Më thanë Lulzim Basha nuk bëhet kryeministër

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbuluar një mesazh që i ka ardhur nga zyrtarë ndërkombëtarë në muajin nëntor të 2020.
Ajo ka treguar se i ka ardhur një mesazh, ku i thuhej se Luzlim Basha nuk do t’i fitonte zgjedhjet.
“Mua më kanë thënë, ndërkombëtarët ma kanë thënë që në muajin nëntor të vitit 2020, më thanë që Lulzim Basha nuk bëhet kryeministër. Më thanë dilni me kryeministrin tuaj si LSI, por unë nuk pranova. Ishte çështje opozitarizmi. Ia kam thënë edhe Bashës që partnerët ndërkombëtar më thanë kështu, nuk të shes i thashë, por sillu mirë.
Ishin nivele të larta të të gjitha drejtimeve për sa i përket besueshmërisë politike, ishin nivele të larta ata që ma thanë. Që nga prishja e Teatrit nuk i kam besuar më Lulzim Bashës” tha Kryemadhi.