PRANOHET ANKIMIMI i Alibeajt, Gjykata merr në shqyrtim VENDIMIN e Agron Zhukrit që njohu Statutin e Berishës

Gjykata e Tiranës ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimimin e deputetit Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike nga Komisioni i Rithemelimit në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Kryetari i Komanduar pas largimit të Lulzim Bashës, Alibeaj ankimoi vendimin duke pretenduar se gjyqtari Zhukri kishte konflikt interesi. Ai kërkoi prishjen e vendimit që i dha Sali Berishës dhe mbështetësve të tij logon, vulën dhe selinë e Partisë Demokratike.

Tashmë i takon Gjykatës së Apelit të vendosë përfundimisht për fatin e drejtimit të Partisë Demokratike.

Njoftimi:

Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:

– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

– Kunder vendimit nuk lejohet ankim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT