“Ka marrë fund loja me kukulla”/ Berisha ‘sulmon’ Yuri Kim: Ndërhyrje qesharake të guvernatores…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar dhe ditë ne sotme ambasadoren amerikane Yuri Kim, në lidhje me takimin që ajo pati para pak kohësh me Enkelejd Alibeajn.
Berisha e ka cilësuar si një ndërhyrje qesharake, ndërsa shtoi se në PD ka marrë fund loja me kukulla. Po ashtu Berisha ngriti akuza se ambasadorja Kim ka ndërhyrë në procesin gjyqësor për statutin e Komisionit të Rithemelimit.
“Një ndërhyrje qesharake e gurvenatores. Ka marrë fund koha e lojës me kukulla sot ka opozitë të vërtetë. Askush s mund t’i diktojë kësaj opozite akuzat që duhet dhe s’duhet të bëjë. T’i harrojnë përpjekjet se mund të diktojnë. Sot shpreh publikisht keqardhjen por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar, ju informova thash se kam informacion për dy burime. Guvernatorja bën takim për procesin gjyqësor që nuk ka asnjë bazë ligjore. Kurrë, sipas përcaktimit të procedurave të kodit civil nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Këtu, i bëj thirrje qeverisë së SHBA të ndalojnë ndërhyrjet e saj, në proceset gjyqësore në Shqipëri.”-, tha Berisha.