Berisha e akuzoi se po ndërhyn në proceset gjyqësore, reagon Yuri Kim: PO, SHBA e ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ambasadorja Yuri Kim i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se po ndërhyn në proceset gjyqësore në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se SHBA do të vazhdojë të inkurajojë prokurorët dhe gjyqtarët që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve. Sipas saj, askush nuk është mbi ligjin dhe SHBA do të bëjë pjesën e saj për të luftuar korrupsionin dhe mosndëshkimin.
“Nëse ‘ndërhyrja në procesin gjyqësor’ do të thotë inkurajimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, shkruan Yuri Kim.
2/2 …all of us must do our part to fight against corruption & impunity, then YES, the US has done & will continue to do exactly that – because the fight against corruption & efforts to undermine democracy constitute a core US national security interest. https://t.co/KzKKFDp8TH
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 22, 2022