Bledi Mane zbulon kandidaten e tretë për Presidente, është një super zonjë

Këto ditë ka nisur një garë e ethshme, me kandidatë për president. Shumë personazhe të njohur janë vetëofruar për këtë post, por në fund është parlamenti ai që e vendos.
Dy janë kandidatët më të fortëpër momentin, të cilët janë vetëshpallur: ambientalisti Sazan Guri dhe historiania e njohur Elena Kocaqi.
Por Bledi Mane ka zbuluar një kandidate të tretë, që është edhe më e fortë se dy të parët, pasi ndryshe nga ata, ka edhe formim juridik, gjë që është e rëndësishme për t’u zgjedhur president.
Ajo është Eni Çobani, e cila përveçse juriste, është edhe femër, një kriter ky që po theksohet shumë për presidentin e ardhshëm. Në galerinë e mëposhtme ndërkohë do të gjeni disa thënie të mençura të zonjës Eni, të cilat e bëjnë atë një figurë më se të pranushme për presidente, shkruan Mane.
Këtë herë pritet që në krye të Presidencës të vendoset një femër, gjë që do të ndodhte për herë të parë në historinë e Shqipërisë, që gjithmonë ia ka besuar burrave këtë post.
Edhe pse Elena, Sazani dhe së fundmi Eni mund ta bëjnë shumë mirë detyrën e tyre në këtë post, në fund është parlamenti ai që e zgjedh dhe voton kush do jetë presidenti/tja e ardhshme e Shqipërisë.