“Akt i rëndë dhe i papranueshëm”/ Berisha thirrje DASH: Mos lejoni ambasadoren Yuri Kim të ndërhyjë në drejtësinë shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasditen e sotme teksa i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit, të mos lejojë ndërhyrjet e ambasadores Yuri Kim në drejtësinë shqiptare.
Sipas postimit të bërë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, ambasadorja Kim pranoi hapur se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë shqiptare dhe kjo ka ndodhur fill pas denoncimit të tij.
Ndër të tjera ai e akuzon diplomaten se ajo ka ndërhyrë në procesin e gjykimit të ankesës së paraqitur kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër Berisha pretendon gjithashtu se ambasadorja ka ndërhyrë duke kërkuar ndihmën e qeveritarëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Sali Berisha: Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot.
Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje twitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.
Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur.
Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.
I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi.