Uji i pijshëm fut në “sherr” Ramën me Tabakun/ KM poston video në Tik-Tok, deputetja e PD nuk e le pa përgjigje

Uji i pijshëm ka futur në “sherr” kryeministrin Edi Rama dhe deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.
Pas debatit që patën në Kuvend, kreu i qeverisë u shfaq duke pirë ujë nga çezma.
Këtë e bëri për të sfiduar në një farë mënyre Tabakun, e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm.
Megjithatë, pas videos së Ramës së postuar në Tik-Tok, erdhi edhe reagimi i deputetes demokrate.
Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se Rama lodhet kot me propagandën, ndërsa shton se nëse uji është 24 orë në Tiranë, pse bashkia blen 200,000 euro ujë të pijshëm në vit për stafin.
“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku, ndërsa ka publikuar gjithashtu edhe dokumentin.