Tërmeti i fortë në vendin tonë, IGJEUM jep detaje

Ballkani u lëkund nga një tërmet i fortë mbrëmjen e së premtes.

Sipas të dhënave, forca e tërmetit ka qenë 5.7 ballë e shkallës rihter.

Instituti i Gjeoshkencës raportoi se lëkundja është regjistruar në orën 23.07.

Forca ka qënë 5.7 ndërkohë që paraprakisht, epiqendra vlerësohet se është 202 kilometër nga Tirana me thellësi 10 km.

Mësohet se tërmeti është ndjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë nga Tirana, Shkodra deri në Vlorë, Elbasan, Librazhd dhe Fier e Lushnje si dhe në Itali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT