Tërmeti 5.7 ballë/ Pasojat ndihen dhe në Shqipëri, dëmtohet një banesë në Tropojë (Foto)

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë që goditi Bosnje-Hercegovinën mbrëmjen e djeshme duket se nuk ka kaluar pa pasoja dhe në vendin tonë.
Emergjencat Civile në bashkinë e Tropojës ka njoftuar se një banesë në fshatin Dragobi është dëmtuar, pas lëkundjeve të forta që u ndjenë në disa qytete të Shqipërisë.
Banesa ka pësuar disa plasaritje, ndërsa sipas emergjencave civile ajo ishte në pronësi të Shpresa Sokolaj. Në foto duket banesa e vjetër, e cila ka pësuar plasaritje në muret e jashtme dhe të brendshme.
Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar Ballkani u trondit nga një tërmet i fuqishëm 5.7 ballë, me epiqendër në Bosnjë, por që u ndje edhe në shtete të tjera, mes tyre edhe në Shqipëri. Në Bosnjë si pasojë e lëkundjeve një vajzë humbi jetën, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale.