Çfarë po ndodh me ushtrinë e Putinit në Ukrainë? Eliminohen dy gjeneralë të tjerë, i treti në gjendje kritike

Ushtria ruse vijon të pësojë humbje të mëdha në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja së fundmi raportohet se gjatë luftimeve dy gjeneralë të lartë rus kanë mbetur të vrarë, ndërkohë që një i tretë është në gjendje kritike për jetën.
Sipas zyrtarëve në Kiev, dy gjeneralët janë eliminuar pranë Kherosnit, një qytet i pushtuar nga forcat e Moskës tashmë.
Ndërkohë flitet se një gjeneral i tretë është në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të shumta të marra në trup.
Kujtojmë se palët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga luftimet teksa ende nuk dihet fati i Ukrainës./ Gazeta Shqip