Bashkëpunon me shqiptarët për drogën/ Kush është “Zoti” irlandez për kokën e të cilit SHBA ofron 5 mln $

Daniel Kinahan, është personi që autoritetet amerikane po kërkojnë tani për shkak të trafikut të drogës.

Raportohet se shefi i drogës fshihet aktualisht në Dubai dhe se bashkëpunon ngushtë me shqiptarë.

Megjithatë partnerët e tij të biznesit po goditen një nga një. Një nga personat më të afërt të tij është kreu i një bande serbe, i cili ishte pjesë e dasmës së Kinahan në vitin 2017 në Burj al Arab në Dubai.

Një dorë të mirë i ka dhënë edhe një shtetas shqiptar, i cili i siguron që droga të kalojë nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian.

Serbi dhe shqiptari sigurohen që droga e “Zotit” irlandez të shkojë në destinacionet e sakta në kohën e duhur.

Tani, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një shpërblim prej 5 mln dollarësh për çdo person që ka inf për irlandezin.

Daniel, 44 vjeç, kishte krijuar një marrëdhënie me Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, dhe kartelin e tij Gulf Clan në Kolumbi, i cili ishte furnizuesi kryesor i kartelit me narkotikë nga Amerika e Jugut.

Por Otoniel, i cili kishte zëvendësuar baronin e drogës Pablo Escobar, u arrestua në fund të vitit të kaluar pas një ndjekje shtatëvjeçare dhe Gjykata e Lartë Kolumbiane ka miratuar tani ekstradimin e bandit në SHBA, ku ai do të përballet me akuzat e trafikut të drogës. Arrestimi i kokës së bandës së trafikut të drogës në Kolumbi ka ndërprerë furnizimin në mënyrë drastike të kokainës.

Bashkëpunon me shqiptarët për drogën/ Kush është

Back to top button
LAJMET E FUNDIT