“Zoti pajtoftë popullin tonë”, Patriarku rus shpreson për paqen, por nuk e dënon luftën

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse ruse, Patriarku Kirill në prang të vigjiljes së Pashkëve, ka thënë se shpreson që lufta në Ukrainë të mbarojë së më shpejt.
Por edhe pse tha e shpreson që të përfundoj lufta sa më shpejt, ai nuk e dënoi luftën.
“Zoti para së gjithash pajtoftë popullin tonë në Ukrainë, në Donbas, ku ende po derdhet gjak”, tha ai në një shërbim në Moskë.
“Dhëntë Zoti që kjo dhuratë e Pashkëve t’i ndihmojë ata që janë përfshirë në këtë konflikt të vështirë të qetësojnë zemrat, mendjet, shpirtrat e tyre, në mënyrë që grindjet e brendshme të marrin fund sa më shpejt dhe të mbretërojë paqja e shumëpritur”, tha patriarku ndër të tjera.