Zv.ministri i Mbrojtjes: Atë që u përpoq të bënte Dick Marty ndaj UÇK-së, po përpiqet të bëjë Agron Tufa ndaj LANÇ!

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh zv.sekretar për bashkëqeverisjen dhe aleancat në PS, Petro Koçi, e krahason qëndrimin e Agron Tufës me atë të Dick Marty ndaj UÇK-së në Kosovë.

Sipas Koçit, Tufa kërkon të zhbëjë luftën Nacionalçlirimtare, duke mos u distancuar dhe nga kolaboracionizmi.

Postimi i plotë i Koçit:

Ate qe u perpoq te bente Dick Marty ndaj UCK se, po perpiqet te beje Agron Tufa ndaj LANC!

Megjithe respektin per cdo te persekutuar politik, por ti marre te keqen!

Mjafton te krahasosh parrullat e kohes se luftes qe te kuptosh se kush qe per bashkim kunder pushtuesit e kush qe per percarje! “Vdekje fashizmit, Liri Popullit” nga njera ane dhe “Shqiperi e shqiptareve, Vdekje tradhetareve” ne krahun tjeter.

LANC ishte nje zgjedhje politike dhe ushtarake e mencur dhe dinjitoze!

Me syte e urrejtjes se sotme, per interesa politike te dites, nuk gjykon dot me mendje te kthjellet.

Perndryshe loja e Tufes eshte nje djallezi politike percarese!

Tradhetaret nuk behen dot nacionaliste!

Clirimtaret jane krenaria jone kombetare!

Na rreshtuan me fitimtaret!

Pinjollet e bashkepunetoreve te nazifashizmit te kerkojne falje!

E majta eshte distancuar qartazi nga diktatura!

E djathta nuk eshte distancuar akoma nga kolaboracionizmi pro nazifashist!

Shqiptaret jane dhe do te mbeten antifashiste!

Nuk u turperuan dot gjate Luftes II dhe nuk i turperon dot askush!

As sot!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT