Lufta në Ukrainë/ Pentagoni: Duam ta dobësojmë Rusinë në pikën që mos të mundet të nisë luftëra të tjera

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta shohin Rusinë të “dobësuar”.
Kështu është shprehur në një deklaratë kreu i Pentagonit Lloyd Austin.
Ndër të tjera, në fjalën e tij ai ka shtuar se qëllimi i dobësimit të Rusisë është që të mos ketë më mundësi të nisë luftëra të reja.
Austin fjalën e tij e ka mbajtur pranë kufirit ukrainas, pas kthimit të tij nga vizita në Kiev me sekretarin e shtetit Antony Blinken.
“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar në një shkallë të tillë që të mos mund të bëjë më gjëra si pushtimi i Ukrainës”, tha Austin.
Kujtojmë se tashmë mes Ukrainës dhe Rusisë lufta vijon prej dy muajsh dhe ende asnjë prej shteteve nuk është tërhequr./ Gazeta Shqip