“Le Pen një albanofobe dhe raciste”, Berisha uron Macron: Fitore e madhe për Francën dhe Europën

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e zgjedhjeve në Francë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se rizgjedhja e Macron në krye të shtetit është një fitore për Francën dhe Europën, teksa e cilëson rivalen e tij Marine Le Pen si një ekstremiste pro Putin.

“Rizgjedhja e Presidentit Makron, nje fitore per Francen dhe Europen!

Te dashur miq, ne zgjedhjet presidenciale te Frances presidenti Emanuel Macron u rizgjodh, mori mandat te dyte

Kjo ishte nje fitore e madhe per Francen dhe mbare Europen. Rivalja e tij Marine LePen ishte nje ekstremiste pro Putin por edhe raciste dhe albanofobe.

Ndaj dhe ti urojme suksese Presidentit Macron ne te mire te Frances dhe Bashkimit Europian. Sb”, shkruan Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT