ALARM nga rrezatimi i Çernobilit pas sulmeve ruse/ Grupet e monitorimit nisen me urgjencë në Ukrainë

Autoriteti Ndërkombëtar i Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar se do të dërgojë një ekip monitorues në Ukrainë, për të ekzaminuar ish-centralin bërthamor të Çernobilit.
Kjo zonë ishte skena e luftimeve të ashpra në fillim të luftës dhe ngriti frikën për një rrjedhje të madhe rrezatimi. Ekipi i ekspertëve të sigurisë do të mbërrijë të martën në Çernobil për të ofruar pajisje, për të bërë vlerësime të niveleve të rrezatimit dhe për të ndihmuar në rivendosjen e sistemeve mbrojtëse dhe monitoruese.
Si vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore të historisë në vitin 1986, Çernobili nuk është më një termocentral funksional, por puna vazhdon atje për ruajtjen e mbetjeve radioaktive Punëtorët e centralit thanë se u përpoqën të gjenin karburant për të mbajtur gjeneratorët në punë pasi u ndërpre energjia gjatë luftimeve, madje duke iu drejtuar vjedhjes nga rusët për të ruajtur sistemet kritike të sigurisë.
Rusët e bombarduan centralin në fillim të luftës, teksa ishte një ndër zonat e para që u pushtua.